ibrahimi prezanton kandidatin per kryetar te studenicanit clirimi i komunave po vjen 68a0b35e7eb7c

Ibrahimi prezanton kandidatin për kryetar të Studeniçanit: Çlirimi i komunave po vjen

August 16, 2025
1 minut lexim

Njëri nga liderët e VLEN-it dhe kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimin.

“Ai është një kuadër me përvojë të pasur dhe profesionalizëm të dëshmuar në fusha të ndryshme, një njeri që ka treguar përkushtim, integritet dhe aftësi drejtuese në çdo angazhim të mëparshëm”, u shpreh Ibrahimi.

Sipas tij, zgjedhja e Bislimit është rezultat i një procesi të kujdesshëm ku, siç theksoi, “përparësi i është dhënë vlerës, përgatitjes dhe vizionit për të ardhmen”.

Duke folur për sfidat dhe pritshmëritë, Ibrahimi tha se Studeniçani ka nevojë për “ndryshim të vërtetë, zhvillim të qëndrueshëm dhe udhëheqës që i përfaqësojnë me dinjitet dhe efikasitet interesat e qytetarëve”.

Ai kujtoi se ndryshimi ka nisur më 8 maj në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, kur “qytetarët treguan se duan një të ardhme ndryshe”.

“Tani, me të njëjtin vrull dhe vendosmëri, është koha që ndryshimi të vijë edhe në nivel lokal, në komunat tona. Çlirimi i komunave po vjen. Dhe ai do të vijë përmes njerëzve që kanë vullnet, dije dhe vlera për të shërbyer me nder dhe për të ndërtuar të ardhmen që e meritojmë të gjithë,” përfundoi Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen sedat bislimi energjia e re e studenicanit 68a0b35abeb02
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Sedat Bislimi, energjia e re e Studeniçanit!

viktima vuri perpara nje karrige per tu mbrojtur por kamerat e lokalit zbardhin momentin e vrasjes se 14 vjecarit ne maliq 68a0c1e27d475
Lajmi i radhës

“Viktima vuri përpara një karrige për t’u mbrojtur, por…”/ Kamerat e lokalit zbardhin momentin e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq

Të fundit nga

ShkoLartë