ibrahimi per akuzat ndaj bdi se lidhur me zjarret mizen nen kapuc 6872c750207b5

Ibrahimi për akuzat ndaj BDI-së lidhur me zjarret: Mizën nën kapuç!

July 12, 2025
1 minut lexim

Një reagim i fuqishëm ka ardhur nga kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, lidhur me incidentet e fundit në rrethinën e Shkupit, ku po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Në një status publik, Ibrahimi ngre akuza të rënda në drejtim të BDI-së, duke thënë se kjo parti, në mungesë të shpresës për t’u rikthyer në pushtet, po inskenon incidente për të krijuar një kauzë të rreme politike.

“Kanë qarkulluar informacione qysh më parë se BDI-ja, në mungesë të shpresës për t’u kthyer në pushtet, do të inskenojë incidente, që t’i përdorë për ta legjitimuar atë që ajo e quan kauzë politike, ndërsa emrin e vërtetë e ka nongrata, kazino, korrupsion e krim,” shkruan Ibrahimi.

Ai thekson se disa eksponentë të BDI-së, përfshirë edhe kryetarin e një dege në Shkup, po dyshohen si të përfshirë në zjarrvëniet që kanë shkaktuar dëme në natyrë, pronë private dhe biznese.

Duke aluduar edhe në reagimin e koordinuesit të grupit parlamentar të BDI-së, Ibrahimi thotë: “Aty ku ka tym, ka edhe zjarr”.

Megjithatë, ai shpreh respekt për parimin e prezumimit të pafajësisë dhe thotë se do të presin zhvillimet hetimore. Por nëse dyshimet rezultojnë të sakta, ai paralajmëron pasoja të rënda politike:

“Ky nuk do të jetë vetëm fundi i jetës politike për ata që janë të përfshirë në këta skenarë, por do të jetë edhe fundi i një partie të ndërtuar me mjete të këtilla… si dhe fundi i një lideri që hyri në skenë si çlirimtar, ndërsa mund të përfundojë duke e ruajtur vetëm prapashtesën e këtij emri.”

Ky reagim vjen në një moment të ndjeshëm politik dhe shoqëror në vend, ndërsa institucionet janë ende duke hetuar incidentet në fjalë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fansat mbeshtesin jojo siwa pas kritikave per stilin e ri 6872c318d63f8
Lajmi i mëparshëm

Fansat mbështesin JoJo Siwa pas kritikave për stilin e ri

pronarja e bujtines ne theth jam ne borxh burrin ma arrestuan i dola fadromes para 6872d5b3218bc
Lajmi i radhës

Pronarja e bujtinës në Theth: Jam në borxh, burrin ma arrestuan, i dola fadromës para

Të fundit nga

ShkoLartë