ibrahimi oher kercove shembull i zhvillimit te drejte 68bdd0780fdea

Ibrahimi: Ohër–Kërçovë, shembull i zhvillimit të drejtë

September 7, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës, Zeqiirja Ibrahimi, lidhur me lëshimin në përdorim të një segmenti prej 17 km të autostradës Ohër-Kërçovë, është shprehur se për VLEN-in, ky segment, nuk është vetë asfalt, por simbol i një realiteti që për dekada është anashkaluar.
“Sot u hap për qarkullim një segment 17 km i autostradës Ohër–Kërçovë – një projekt i shumëpritur dhe i shumëpremtuar, që për vite me radhë ka mbetur peng i paaftësisë institucionale, neglizhencës dhe mungesës së vizionit të qeverive të kaluara.
Për VLEN-in, ky segment nuk është thjesht asfalt. Është simbol i një realiteti që për dekada është anashkaluar: nevoja për zhvillim të barabartë në të gjitha rajonet e vendit, përfshirë edhe ato ku jeton një pjesë e madhe e popullatës shqiptare.
Gjatë gjithë angazhimit tonë politik kemi ngritur zërin që projektet infrastrukturore të mos ndalen vetëm në Shkup apo në zona të privilegjuara, por të shtrihen edhe në rajonet e lëna pas dore si Perëndimi i vendit. Rruga Ohër–Kërçovë është një shembull konkret i asaj për të cilën kemi luftuar: investime që i shërbejnë qytetarëve dhe jo interesave të ngushta partiake.
Ne si VLEN do të vazhdojmë të jemi garantues të zhvillimit të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshëm. Kjo nuk është vetëm rruga që lidh dy qytete – është rruga që duhet të lidhë shtetin me qytetarin dhe politikën me përgjegjësinë”, ka shkruar Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

will smith dhe gruaja e tij dalin bashke per here te pare pas 10 muajsh 68bdcc537b980
Lajmi i mëparshëm

Will Smith dhe gruaja e tij dalin bashkë për herë të parë pas 10 muajsh

mickoski eshte leshuar ne perdorim nje pjese e re e autostrades kercove oher kjo eshte nje deshmi e forte se maqedonia po ecen perpara 68bddd93e81e2
Lajmi i radhës

Mickoski: Është lëshuar në përdorim një pjesë e re e autostradës Kërçovë – Ohër, kjo është një dëshmi e fortë se Maqedonia po ecën përpara

Të fundit nga

ShkoLartë