ibrahimi nuk kishte asnje arsye qe shtetasit e maqedonise se veriut te ndahen ne rezident dhe jo rezident 68d8125863078

Ibrahimi: Nuk kishte asnjë arsye që shtetasit e Maqedonisë së Veriut të ndahen në rezident dhe jo rezident!

September 27, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në emisionin “INTERVISTA E DITËS” në Alsat-M.

I pyetur rreth përfshirjes së diasporës në jetën politike në Maqedoninë e Veriut dhe kontributit të tyre,ai ka nënvizuar se BDI poshtëroi se nënçmoi rrolin e tyre duke i ndarë në popullsi jo rezidente.

“Fillimisht më duhet të shpjegoj se këtë shpikjen si rezident dhe jo rezident e bënë ata. Nuk kishte asnjë arsye që të bëhej ajo. Dhe u rrëzua si terminologji. Për shkak se, ata që janë qytetar të Maqedonisë së Veriut që kanë shtetësi të Maqedonisë së Veriut, të gjithë janë
banorë të këtij vendi dhe nuk ka asnjë arsye që ata të kategorizohen në grafe të tilla. Që pastaj e ka imponuar këtë gjendje të këshilltarëve. Realisht ne do të punojmë që regjistrimi i ardhshëm i popullsisë të bëhet mbi kritere të këtilla. Dhe të mos kemi më stratifikim të këtillë të kategorisë së popullsisë. Që të mos jemi as injorues e poshtrues ndaj diasporës, por të jemi vlerësues për kontributin që ata e japin për zhvillimin e vendit tonë”, deklaroi Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

selena gomez dhe benny blanco kurorezojne dashurine e tyre zbulohen detajet e para nga ceremonia martesore 68d80e331031e
Lajmi i mëparshëm

Selena Gomez dhe Benny Blanco kurorëzojnë dashurinë e tyre, zbulohen detajet e para nga ceremonia martesore

mendi qyra ndryshimi ne struge eshte i domosdoshem dhe urgjent 68d8183146443
Lajmi i radhës

Mendi Qyra: Ndryshimi në Strugë është i domosdoshëm dhe urgjent

Të fundit nga

ShkoLartë