ibrahimi nga vlen me 19 tetor do ti japim fund familjarizmave ne komunen e likoves 68eac4f659753

Ibrahimi nga VLEN: Më 19 tetor do t’i japim fund familjarizmave në Komunën e Likovës

October 11, 2025
1 minut lexim

Në një takim të mbajtur sonte në Komunën e Likovës, njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, përcolli mesazhin se më 19 tetor do të vijë fundi i familjarizmave dhe keqmenaxhimit në këtë komunë.

I shoqëruar nga kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku, dhe bartësi i listës për këshillin komunal, Lirim Jashari, Ibrahimi theksoi se ekipi i tyre do të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Është koha e fundit që Komuna e Likovës të dalë nga kthetrat dhe hija e moszhvillimit e të orientohet drejt progresit. Keqmenaxhimi me resurset komunale e ka lënë këtë komunë në fund të listës për zhvillim, ndërsa në krye për shpërngulje”, tha ai.

Ibrahimi theksoi se më 19 tetor qytetarët do të kenë mundësinë të thonë “STOP” shpërnguljes nga Komuna e Likovës dhe t’i japin mbështetje alternativës që sjell ndryshim.

“Një zë për Likovën! Rretho numrin 7!”, përfundoi mesazhin e tij Zeqirija Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njihuni me shenjat e horoskopit qe nuk i mbajne kurre premtimet e tyre 68eabb7310662
Lajmi i mëparshëm

Njihuni me shenjat e horoskopit që nuk i mbajnë kurrë premtimet e tyre

feti abazi per fshatin pirok nga qeveria jane miratuar rruga e jurise dhe vazhdimi i ujesjellesit e plot projekte do realizohen nga une 68eac56fc6fd8
Lajmi i radhës

Feti Abazi: Për fshatin Pirok, nga qeveria janë miratuar rruga e Jurisë dhe vazhdimi i ujësjellësit, e plot projekte do realizohen nga unë

Të fundit nga

ShkoLartë