ibrahimi nga studenicani sedat bislimi eshte zgjidhja qe e cliron studenicanin nga ky ngerc 68c3329e78dc7

Ibrahimi nga Studeniçani: Sedat Bislimi është zgjidhja që e çliron Studeniçanin nga ky ngërç

September 11, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës, njëherësh njëri nga liderët VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në fjalën e tij me rastin e hapjes së shtabit zgjedhor në Studeniçan dhe promovimit të kandidatit VLEN-it për këtë komunë, tha se VLEN-i, por edhe banorët e kësaj komunë, janëme fat që ka një kandidat të ndershëm si Sedat Bislimi, shkruan alfax.mk.

Sipas Ibrahimit, kryetari aktual i komunës së Studeniçanit por edhe kandidati BDI-së, e kanë pasur shansin për 20 vjet që t’i zgjidhin problemet elementare për banorët e komunës, por nuk e kanë bërë.

“Jemi në vitin 2025, e në qoftë se ata vinë e flasin se do e shtrojmë filan rrugën, e do e bëjmë filan ujin e pijshëm, i bije se ata gjatë gjithë kësaj kohe nuk i kanë bërë ato. E dikush i cili e ka pasur atë shansë dhe nuk e ka shfryrtëzuar që ta bëjë atë ounë, sinqerisht nuk meriton besimin e banorëve të Studeniçanit. Sedat Bislimi është një zgjidhje që e çliron Studeniçanin ga ky ngërç ku akoma folim a do kemi ujë a nuk do kemi ujë”, deklaroi Ibrahimi. /alfax.mk/

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

margot robbie shkelqen me nje fustan transparent mahnites ne premieren e filmit 68c32e7181239
Lajmi i mëparshëm

Margot Robbie shkëlqen me një fustan transparent mahnitës në premierën e filmit

po rinovohen 7 salla te operacionit ne spq 8 shtatori aliu ne sektorin e shendetesise bum investimesh 68c3386d87ffb
Lajmi i radhës

Po rinovohen 7 salla të operacionit në SPQ “8 shtatori”! Aliu: Në sektorin e shëndetësisë, bum investimesh

Të fundit nga

ShkoLartë