ibrahimi nga struga me vlen po vjen ndryshimi per komunat shqiptare 68ab5b7f4a6ad

Ibrahimi nga Struga: Me VLEN po vjen ndryshimi për komunat shqiptare

August 24, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë një takimi me anëtarët e degës së Strugës, ka shprehur bindjen e tij se zgjedhjet e 19 tetorit do të sjellin ndryshimin e shumëpritur për komunat shqiptare.

“Ishte kënaqësi të takoj anëtarët e degës së Strugës të Alternativës, ku motivimi dhe entuziazmi ishin të pranishëm në çdo diskutim,” tha Ibrahimi.

Ai u shpreh i bindur për fitoren e koalicionit VLEN në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se ndryshimi është i pashmangshëm.

“Fitorja më 19 tetor, nga Likova deri në Strugë, është tashmë e pashmangshme! Me VLEN po vjen ndryshimi që i duhet komunave shqiptare!” theksoi Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

krushopeku masovokisht ne mbeshtetje te muhamed elmazit 68ab5b71a1478
Lajmi i mëparshëm

Krushopeku masovokisht në mbështetje të Muhamed Elmazit

deputetet edhe sot ne pushim neser kthehen ne pune 68ab608787517
Lajmi i radhës

Deputetët edhe sot në pushim, nesër kthehen në punë!

Të fundit nga

ShkoLartë