ibrahimi nga hapja e shtabit ne butel per here te pare ne historine e ketij shteti dikush eshte kujdesur per zhvillimin e komunave 68b2d3fe02c5e

Ibrahimi nga hapja e shtabit në Butel: Për herë të parë në historinë e këtij shteti dikush është kujdesur për zhvillimin e komunave

August 30, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi gjatë hapjes së shtabit të VLEN në Komunën e Butelit, midis tjerash ka folur për kujdesin e Qeverisë ndaj zhvillimit të komunave.

“ Këto janë zgjedhje të para ku ne vijmë me një përvojë të qeverisjes një vjecare. E keni parë që gjatë kësaj qeverisje për herë të parë në historinë e këtij shteti dikush është kujdesur edhe për zhvillimin e komunave. Janë dhjetra projekte që po zhvillohen në të gjitha komunat e vendit, rrjedhimisht edhe në Komunën e Butelit, sic e kemi thënë dhe e përmendi edhe Behari. Qeveria ka vendosur që ta rregulloje ujësjellësin e fshatit Luboten që ka qenë një çështje shumëvjeçare e pazgjidhur. Edhe pse Komunën e Butelit nuk e kemi ne të VLEN nën drejtim, por kjo nuk ka ndikuar fare që ne të kujdesemi në mënyrë të barabartë për çdo cep, për cdo interes të qytetarëve. Andaj, duke pasur këso pushteti qëndror shumë është e rëndësishme që ne ta kemi edhe pushtetin lokal. Për shkak se do të kemi shans që edhe më tepër të kontribuojmë dhe të prodhojmë të mira për qytetarët e vendit tonë ”, nënvizoi Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BUJAR OSMANI 4
Lajmi i mëparshëm

Osmani ndez debat: Maqedonasit vetë shkojnë në Sofje për pasaporta bullgare (VIDEO)

bujar osmani paralajmeron po realizohet nje strategji per shfuqizimin e marreveshjes kornize te ohrit 68b2e11177fa9
Lajmi i radhës

Bujar Osmani paralajmëron: Po realizohet një strategji për shfuqizimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Të fundit nga

ShkoLartë