ibrahimi nga festa e fitores ne bogovine qytetaret zgjodhen ndryshimin 690e95c06a7fb

Ibrahimi nga festa e fitores në Bogovinë: Qytetarët zgjodhën ndryshimin

November 8, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë në festën e fitores në Komunën e Bogovinës, ku është zgjedhur kryetar Feti Abazi.

“Sonte bashkë me krerët e VLEN-it dhe Sekretarin për Resurse Njerëzore, Bashkim Murtezi, ishim për vizitë në Bogovinë, për të marrë pjesë në festën e fitores të kryetarit të ri, Feti Abazi. Në Bogovinë u bë ndryshimi. Tashmë ka nisur një fazë e re për banorët e saj. Atje do të flitet për projekte, punësime, investime, e jo për skandale!”, ka shkruar Ibrahimi.

Ai ka theksuar se fitorja në Bogovinë është dëshmi e besimit të qytetarëve në programin e VLEN-it dhe në vizionin për zhvillim dhe qeverisje të përgjegjshme.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nominimet per grammy 2026 kendrick lamar kryeson me nente nominime 690e8c407524c
Lajmi i mëparshëm

Nominimet për Grammy 2026: Kendrick Lamar kryeson me nëntë nominime

saranda imeri ushtruese detyre kryetar komune ne gostivar 690e9cd0da855
Lajmi i radhës

Saranda Imeri, ushtruese detyre kryetar komune në Gostivar?

Të fundit nga

ShkoLartë