ibrahimi nga akk per shkak te mapl se komunat i humben miliona euro per skemen e grantit te performances 68b2ff00ab981

Ibrahimi nga AKK: Për shkak të MAPL-së komunat i humbën miliona euro për Skemën e Grantit të Performancës

August 30, 2025
1 minut lexim

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë sot se komunat për shkak të MAPL-së i humbën miliona euro për Skemën e Grantit të Performancës.

Ibrahimi në një deklaratë për Telegrafin theksoi se sipas informatave të konfirmuara, Komisioni Evropian ka refuzuar përfundimisht aplikimin e dorëzuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për shkak se dokumenti nuk ka përmbushur kriteret dhe standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, komunat e Kosovës do të mbeten pa përkrahje në fonde të konsiderueshme, duke humbur deri në 12 milionë euro për Skemën e Grantit të Performancës, mjete që ishin të dedikuara për komunat dhe qytetarët e Kosovës.

“Ky është një sinjal shumë shqetësues. Komunat po privohen nga mjete jetike për shkak të mungesës së përgatitjes dhe profesionalizmit në nivel qendror. Refuzimi nga Komisioni Evropian nuk është thjesht një humbje financiare, por edhe një paralajmërim serioz për mënyrën se si qeverisja qendrore po menaxhon raportet me donatorët ndërkombëtarë”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se AKK ka kërkuar vazhdimisht sqarime nga MAPL lidhur me këtë situatë, por deri më tani nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare.

“Kjo mungesë transparence e lë qeverisjen lokale në terr për një çështje me pasoja të mëdha për komunat. Kërkojmë llogaridhënie të menjëhershme, transparencë të plotë dhe rishikim urgjent të mënyrës se si trajtohen interesat e komunave në raport me BE-në dhe donatorët tjerë. Komunat nuk duhet të mbeten peng i papërgjegjësisë institucionale”, tha Ibrahimi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fshf ja cakton arbitrat e sfidave 68b2fef55ead9
Lajmi i mëparshëm

FSHF-ja cakton arbitrat e sfidave

prodhuesi i madh gjerman i pjeseve te veturave me 15 mije punonjes i shmanget falimentimit 68b2ffd53403e
Lajmi i radhës

Prodhuesi i madh gjerman i pjesëve të veturave me 15 mijë punonjës i shmanget falimentimit

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë