ibrahimi ne shenimin e 8 shtatorit republika eshte shtepia e te gjithe banoreve te saj 68bb11588b302

Ibrahimi në shënimin e 8 Shtatorit: “Republika është shtëpia e të gjithë banorëve të saj”

September 5, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Republikës – 8 Shtator, me ftesë të kryeparlamentarit Afrim Gashi.

Në fjalën e tij, Ibrahimi theksoi rëndësinë e bashkëjetesës dhe kontributit të të gjithë qytetarëve në ndërtimin e shtetit.

“Republika është shtëpia e të gjithë banorëve të saj. Në ndërtimin e saj kanë kontribuar të gjithë, dhe vazhdojnë të kontribuojnë!” – u shpreh ai.

Ibrahimi nënvizoi edhe rolin e mërgatës shqiptare, e cila vazhdon të japë mbështetje të drejtpërdrejtë përmes remitencave.

“Pjesë e rëndësishme e Republikës janë edhe mërgata jonë, e cila, pa marrë parasysh se fizikisht gjendet diku tjetër, përmes remitencave vazhdon që të kontribuojë në ndërtimin e spitaleve, shkollave, rrugëve e institucioneve të vendit.”

Ai përfundoi me thirrje për unitet dhe respekt të ndërsjellë:

“Ta ruajmë dhe ndërtojmë Republikën, duke respektuar njëri-tjetrin dhe duke u integruar në shoqëri.”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BUJAR OSMANI
Lajmi i mëparshëm

Bujar Osmani: Çairi do të bëhet referendum për shqiptarët – nuk pranojmë të kthehemi qiraxhinj në shtëpinë tonë

zevendes sekretarja e pergjithshme e nato s radmilla shekerinska do ta vizitoje bullgarine 68bb1dd203cb0
Lajmi i radhës

 Zëvendës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, do ta vizitojë Bullgarinë

Të fundit nga

ShkoLartë