ibrahimi ne fshatin e ali ahmetit kanalizimin e ka bere qeveria vlen 68d44713466ad

Ibrahimi: Në fshatin e Ali Ahmetit, kanalizimin e ka bërë qeveria VLEN

September 24, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija
Ibrahimi, mori pjesë në emisionin “Hajde flasim” në TV21.

Ibrahimi ka sqaruar se pse opozita përdorë terma si referendum dhe
plebishit. Pasi që nuk i bëri gjërat e prekshme dhe reale. As në fshatin
e Ali Ahmetit nuk u bë kanalizimi nga BDI, por nga qeveria VLEN.

“ Është e qartë.Nëse dëgjoni se çfarë flasin ata nëpër tubime dhe çfarë
flasim ne. Është e qartë se pse ata flasin me terma të referendumit dhe
plebishitit dhe është e qartë pse ne nuk flasim me aso terma. Ata, për
shkak se nuk kanë asnjë ofertë reale për zgjedhjet lokale, për çështje
lokale, dhe kjo nuk është se ata nuk kanë edhe zgjidhje për ato tema, po
për shkak se ata e kanë pasur pushtetin dhe është dashur ti përmbyllin
ato çështje. Ata nuk e kanë bërë këtë. Dhe në mungesë të një kapitali të
këtillë të mund të thonë se ne e bëmë filan çerdhen, filan shkollën,
filan rrugën, filan ujësjellësin, filan kanalizimin. Fjala bie, zoti Ali
Ahmeti nuk mund të mburret as për fshatin e tij, për shkak se e ka bërë
kanalizimin. Atë e bëri VLEN-i ”, deklaroi Ibrahimi

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne shkup neser do te kryhet dezinsektim ajror 68d439f7b3433
Lajmi i mëparshëm

Në Shkup nesër do të kryhet dezinsektim ajror

emri vritet me thike 51 vjecari gjendet i pajete brenda baneses se tij 68d4487cb32cd
Lajmi i radhës

Emri/ Vritet me thikë 51-vjeçari, gjendet i pajetë brenda banesës së tij

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë