ibrahimi ndryshimi eshte jetik edhe per dollnenin ai do te vije me vlen 68a8803e7e2d6

Ibrahimi: Ndryshimi është jetik edhe për Dollnenin, ai do të vijë me VLEN

August 22, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka zhvilluar një takim me kandidatin e këtij koalicioni për kryetar të Komunës së Dollnenit, Blerim Islami.

“Kisha nderin të pres në takim kandidatin e VLEN për kryetar të Komunës së Dollnenit, z. Blerim Islami. Gjatë takimit diskutuam për vizionin e tij dhe platformën zgjedhore që synon zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në Dollnen,” shkroi Ibrahimi.

Ai theksoi se ndryshimi është i domosdoshëm edhe për këtë komunë dhe se vetëm përmes VLEN-it do të bëhet i mundur.

“Ndryshimi është jetik edhe për Dollnenin, dhe ai do të vijë me VLEN! Në çdo vendbanim ku frymon shqip, VLEN është dhe do të jetë pranë qytetarëve,” u shpreh ai.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti lutkov rikthejme parkingun e mbyllur me dekada te muzeu 68a880361275e
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti-Lutkov: Rikthejmë parkingun e mbyllur me dekada te Muzeu

regjistri i mediave per zgjedhjet lokale 2025 miratuar nga kshz 68a8855a0b67c
Lajmi i radhës

“Regjistri i mediave për zgjedhjet lokale 2025 miratuar nga KSHZ”

Të fundit nga

ShkoLartë