ibrahimi kandidati i vlen it per vrapcishtin do jete memet seferi 68c1e120c619a

Ibrahimi: Kandidati i VLEN-it për Vrapçishtin do jetë Memet Seferi

September 10, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës, dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se me propozim të degëve të VLEN-it të Komunës së Vrapçishtit, si dhe me miratim të lidershipit të VLEN-it, kandidat për kryetar i kësaj komune, me shumë gjasë edhe kryetar i ardhshëm i Komunës së Vrapçishtit, do të jetë avokati i njohur Memet Seferi.
“Një ditë të begatshme të një fushate me plot frymëzim po e përmbyllim edhe me një lajm të mirë, kësaj radhe për qytetarët e Komunës së Vrapçishtit. Me propozim të degëve të VLEN-it të Komunës së Vrapçishtit, si dhe me miratim të lidershipit të VLEN-it, kandidat për kryetar i kësaj komune, me shumë gjasë edhe kryetar i ardhshëm i Komunës së Vrapçishtit, do të jetë avokati i njohur Memet Seferi.
Profesionalizmi në shumë fushën e drejtësisë, përvoja në sektorin joqeveritar dhe angazhimi publik për të drejtat e njeriut janë letërnjoftimi i kandidatit Memet Seferi për Komunën e Vrapçishtit.
Pas një qeverisjeje që ka lënë shumë për të dëshiruar, më në fund edhe për qytetarët e Komunës së Vrapçishtit po vijnë ditë të mira.
Urime dhe na priftë e mbara!”, ka shkruar Ibrahimi. /Alfax.mk

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

5 favore qe virgjeresha ben per ju edhe nese nuk i meritoni ato 68c1dcf50a7f9
Lajmi i mëparshëm

5 favore që Virgjëresha bën për ju edhe nëse nuk i meritoni ato

60c78588 ea84 4bdd 820e 49631fa47e10
Lajmi i radhës

Mexhiti në takim me banorët e lagjes së Dizhonit: Zëri juaj është udhërrëfyesi ynë

Të fundit nga

ShkoLartë