ibrahimi ilindeni dhe asnom i themelet e nje shteti te perbashket dhe europian 688e06506dd02

Ibrahimi: Ilindeni dhe ASNOM-i, themelet e një shteti të përbashkët dhe europian

August 2, 2025
1 minut lexim

Me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Ilindenit dhe ASNOM-it, kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka ndarë një mesazh reflektues mbi domethënien historike të kësaj date për shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Në një postim publik, Ibrahimi vlerësoi përpjekjet dhe sakrificat e brezave të ndryshëm, nga etni e besime të ndryshme, që kanë kontribuar në ndërtimin e një shteti të pavarur dhe të barabartë, i cili sot synon anëtarësimin në familjen europiane.

“2 Gushti, si dita e Kryengritjes së Ilindenit (1903) dhe e mbledhjes së parë të ASNOM-it (1944), janë momente reflektimi për të gjitha përpjekjet që u bënë për një shtet të drejtë dhe të zhvilluar”, theksoi ai.

Në përfundim, Ibrahimi shprehu urime për qytetarët me rastin e festës, duke shpresuar që Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e nisur nga ata që i vunë themelet shtetit modern që gëzojmë sot.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti per ilindenin maqedonia jo e jotja apo e imja por e jona 688e064d345c1
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti për Ilindenin: Maqedonia, jo e jotja apo e imja, por e jona!

kultivonin kanabis dhe i transportonin drejt greqise keta jane 4 anetaret e grupit kriminal 688e14992f4e7
Lajmi i radhës

Kultivonin kanabis dhe i transportonin drejt Greqisë, këta janë 4 anëtarët e grupit kriminal

Të fundit nga

ShkoLartë