ibrahimi hasanbegu po fiton projekte konkrete pas dekadash pritje 68cd865a275dc

Ibrahimi: Hasanbegu po fiton projekte konkrete pas dekadash pritje

September 19, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë sot në promovimin e punimeve për rrjetin e kanalizimit në fshatin Hasanbeg, një projekt i cili, siç tha ai, po zgjidh një problem disadekadësh të banorëve.

“Në prani të Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, dhe kryetarit të Komunës së Gazibabës, Boban Stefkovski, sot me kënaqësi mora pjesë në promovimin e punimeve për rrjetin e kanalizimit në fshatin Hasanbeg. Ky është një projekt i përkrahur nga Qeveria VLEN dhe nga Komuna e Gazibabës,” deklaroi Ibrahimi.

Ai shtoi se përveç kanalizimit, qeveria ka vendosur të ndërtojë edhe një çerdhe të re në Hasanbeg.
“Meqë fondet janë siguruar nga qeveria, shpallja publike do të bëhet brenda dy javëve,” theksoi ai.

Ibrahimi përmendi edhe një tjetër arritje të rëndësishme për këtë vendbanim: “Ndërrimi i emrit të shkollës së Hasanbegut, nga ‘25 Maji’ jugosllav në ‘22 Nëntori’ i alfabetit shqip.”

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, u bë edhe hapja e shtabit të VLEN-it për zgjedhjet lokale në Komunën e Gazibabës, si dhe promovimi i bartësit të listës së këshilltarëve të VLEN-it për këtë komunë, Enis Zeqiri.

“VLEN po sjell një standard të ri në skenën politike, duke realizuar projekte të nivelit lokal dhe duke inkuadruar në politikë njerëz të rinj, që nuk kanë asnjë njollë në biografinë e tyre. Puna jonë në shërbim të qytetarëve vazhdon…”, u shpreh Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

wissa mungon nje muaj te newcastle pas nje lendimi me kongon 68cd823301701
Lajmi i mëparshëm

Wissa mungon një muaj te Newcastle pas një lëndimi me Kongon

afrim veseli ish aktivist i dalluar i bdi se bashkohet me vlen in 68cd8c2cd7cf1
Lajmi i radhës

Afrim Veseli, ish-aktivist i dalluar i BDI-së, bashkohet me VLEN-in

Të fundit nga

ShkoLartë