ibrahimi fundi i padrejtesise 155 heronj te spitalit marrin vendin e merituar 68801241e40a5

Ibrahimi: Fundi i padrejtësisë! 155 heronj të spitalit marrin vendin e merituar

July 23, 2025
1 minut lexim

“Nuk mbulohet dielli me shoshë!” – me këtë fjali e nisi reagimin e tij kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, duke përshëndetur zgjidhjen e çështjes së 155 punëtorëve shëndetësorë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Sipas tij, pas shumë vitesh presionesh, shantazhesh dhe zvarritjesh nga pushteti i kaluar, më në fund këta punëtorë do ta kenë të rregulluar statusin e tyre të punës.

“Kjo është një fitore e madhe jo vetëm për punonjësit, por për të gjithë sistemin shëndetësor në Tetovë dhe më gjerë,” – shkruan Ibrahimi. Ai thekson se me këtë vendim u jepet fund dilemave të mjekëve dhe infermierëve që kishin planifikuar të largoheshin nga vendi, duke mbetur në shërbim të qytetarëve të vendit.

Ibrahimi ia atribuon këtë sukses qeverisjes së VLEN-it dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu.

“Urime gjithë të punësuarve në këtë institucion!” – përfundon ai.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parajse sksi ku gjyshet britanike te cmendura dynden per te bere seks me 68800e4331a77
Lajmi i mëparshëm

Parajsë s*ksi ku gjyshet britanike të çmendura dynden për të bërë seks me…!

zjarr i madh ne fshatin vaksince te likoves 6880176719cb9
Lajmi i radhës

Zjarr i madh në fshatin Vaksincë të Likovës

Të fundit nga

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin bardhekaltër. Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit
ShkoLartë