ibrahimi fituam 10 komuna vlen forca e dyte politike ne maqedoni 6907e9d3251db

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

November 3, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi në rrjetin social facebook, ka shkruar se VLEN-i është fitues në 10 komuna dhe forca e dytë politike në RMV.

Ibrahimi ka thënë se rezultati i sotëm është një sukses me përmasa historike në misionin e tyre politik.

“VLEN-i është fitues në 10 komuna dhe forca e dytë politike në RMV

Sonte, kur u përmbyll edhe raundi i dytë i zgjedhjeve, dëshiroj t’i falënderoj nga zemra të gjithë votuesit, aktivistët, mbështetësit dhe të gjithë ata që e deshën dhe e korrën këtë fitore historike.

Edhe pak ditë bëhen 11 vjet qëkur e nisëm këtë rrugë dhe sonte e pensionuam një klasë politike të konsumuar e të harxhuar. Ky është një sukses me përmasa historike në misionin tonë politik.

Çairi, Tetova, Dibra, Struga, Saraji, Haraçina, Zhelina, Tearca, Bogovina dhe Dollneni janë komunat që në katërvjeçarin e ardhshëm do të qeverisen nga kryetarë të rinj të VLEN-it.

Raundi i dytë na e solli edhe 5-shen e dytë. Urime Bilall Kasami, Fisnik Mela, Mendi Qyra, Feti Abazi dhe Blerim Islami! (Ndonëse rezultati nuk e favorizoi, fitues i zemrave tona është Haqim Ramadani.)

Ju priftë e mbara të gjithëve!

Prej nesër fillon puna”, ka shkruar Ibrahimi.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

flor mumajesi anulon koncertin cfare po ndodh me kantautorin shkeputja nga miqte dhe tregu muzikor 6907d89bede75
Lajmi i mëparshëm

Flor Mumajesi anulon koncertin! Çfarë po ndodh me kantautorin, shkëputja nga miqtë dhe tregu muzikor

vedat muriqi me mallorca n pesojne humbje te thelle ne sevilla 6907eb949cfd4
Lajmi i radhës

Vedat Muriqi me Mallorca-n pësojnë humbje të thellë në Sevilla

Të fundit nga

ShkoLartë