ibrahimi eshte mjerim te flasim per gjendjen e shkollave ne diber kur e dime se ajo botes shqiptare i ka dhene arsimtar 68c5b9791721d

Ibrahimi: Është mjerim të flasim për gjendjen e shkollave në Dibër kur e dimë se ajo botës shqiptare i ka dhënë arsimtar!

September 13, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në Dibër si dhe promovimit të kandidatit për kryetar të komunës së Dibrës, Fisnik Mela.

Ibrahimi ka folur për rrolin e dibranëve në arsimimin e shqiptarëve në të gjitha trojet shqiptare.

“Për të gjithë botën shqiptare, Dibra është një epiqendër që gjithnjë ka rrezatuar intelektual, veprimtar, aktivist, klerik, biznesmen, afarist të suksesshëm. Së paku arsimi shqip, në të gjitha vendet, të Maqedonisë, të Kosovës, po edhe të Shqipërisë, u detyrohet dibranëve. Thuajse nuk ka asnjë shkollë të vendbanimeve shqiptare që nuk ka pasur një arsimtar të Dibrës”, nënvizoi Ibrahimi.

Ibrahimi ka theksuar se është mjerim që saherë që vijmë në Dibër të flasim për gjendjen e shkollave.

“Kur vijmë këtu dhe akoma duhet të flasim, a janë rrugët e asfaltuara, a ka ujë të pijshëm gjithkund, a është rregulluar infrastruktura lokale, a e kemi të rregulluar kanalizimin, a ka drita gjithkund, si është gjendja e shkollave, vërtetë është mjaftë e ulët që për një Dibër dikush që e ka qeverisur mbi dy dekada akoma të vijë të flas për ato tema ” , nënvizoi Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kevin costner padit dubluesen devin labella 68c5b551dd662
Lajmi i mëparshëm

Kevin Costner padit dubluesen Devin LaBella

zekirija berisha bartes liste i vlen it per qytetin e shkupit 68c5c692d0fc1
Lajmi i radhës

Zekirija Berisha bartës liste i VLEN-it për qytetin e Shkupit

Të fundit nga

Dieta e suksesit të Fede Valverdes

Pas tripletës së Fede Valverde ndaj Manchester City, programi “Carve Deportiva” bisedoi me Doris, nënën e tij. Doris rrëfeu: “I shkruaj, fiton apo humbet, qoftë kur luan mirë, keq apo mesatar. I

Rogerti godet Gimbon

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë arritur kulmin dhe këtë herë banorët kanë kaluar vijën e kuqe, duke thyer rregullin më të rëndësishëm të formatit: tolerancën zero ndaj kontaktit
ShkoLartë