ibrahimi diskursi politik shqiptar ka rene ne nivelin me te ulet nga fjalori i urrejtjes te ferma e kafsheve 68e0f878c150f

Ibrahimi: Diskursi politik shqiptar ka rënë në nivelin më të ulët, nga fjalori i urrejtjes te “Ferma e kafshëve”

October 4, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe një nga udhëheqësit e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës fyese të përdorur në diskursin politik, duke e cilësuar atë si “nivelin më të ulët që ka njohur ndonjëherë politika shqiptare”.

“Më vend se të kërkojë falje që i ka quajtur (dhe vazhdon t’i quajë) shqiptarët ‘zagarë’, ai vazhdon ta përsërisë refrenin ‘zagarë, zagarë’”, shkruan Ibrahimi.

Ai thekson se mungesa e ofertës për komunat dhe frika nga humbja elektorale nuk mund të justifikojnë përdorimin e një gjuhe të tillë ndaj kundërshtarëve politikë.

“E kuptoj se nuk kanë ofertë për komunat, e di se janë zënë keq që ne për 15 muaj kemi investuar në komuna më shumë se ata për 22 vjet, ama kjo nuk ta lejon që nga frika e humbjes t’u thuash shqiptarëve ‘zagarë’. Kjo nuk ka ndodh asnjëherë”, shton ai.

Në fund, Ibrahimi apelon për reflektim dhe vetëpërmbajtje në komunikimin publik, duke paralajmëruar për degradimin e mëtejshëm të debatit politik:

“Nëse ka pak mendjejthjellët andej, pres që ai të kërkojë falje nga ky ofendim dhe të mos e përsërisë më. Në të kundërtën, kam drojë se krejt diskursi politik po na rrëshqet te ‘Ferma e kafshëve’ e George Orwell-it.”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prince william si ndikoi divorci i prinderve ne jeten e tij dhe angazhimi per nje familje te qendrueshme 68e0f4562cee0
Lajmi i mëparshëm

Prince William: Si ndikoi divorci i prindërve në jetën e tij dhe angazhimi për një familje të qëndrueshme

programi per cairin e se ardhmes vizioni i izet mexhitit per kater vitet e ardhshme 68e1059692c4e
Lajmi i radhës

Programi për Çairin e së ardhmes – vizioni i Izet Mexhitit për katër vitet e ardhshme

Të fundit nga

ShkoLartë