ibrahimi cairi nuk toleron me te udhehiqet me telekomande nga zajazi 68d0619e301d9

Ibrahimi: Çairi nuk toleron më të udhëhiqet me telekomandë nga Zajazi

September 21, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi nga Serova ku është bërë hapja e shtabit të VLEN-it, ka deklaruar se masiviteti i treguar dëshmon se: Çairi nuk toleron të udhëhiqet me telekomandë nga Zajazi.
“Sonte në Serovë, aty ku e kam kaluar fëmijërinë dhe rininë, e ndjeva nga afër vullnetin dhe entuziazmin që ka nisur më 8 maj, dhe më 19 tetor do të betonohet fitorja e VLEN!
Së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, bartësin e listës në Çair, Muhamed Murtezi, si dhe bartësin e listës për Qytetin e Shkupit, Zekirija Berisha, hapëm shtabin lokal në Serovë, në kuadër të Këshillit Vendor “Sami Frashëri”.
Ky masivitet sonte tregon një gjë të qartë: Çairi nuk toleron më të udhëhiqet me telekomandë nga Zajazi”, ka deklaruar Ibrahimi, përcjell alfax.mk

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

millie bobby brown dhe jake bongiovi festojne pervjetorin e pare te marteses me dedikime te embla ne rrjete sociale 68d05d75dfe65
Lajmi i mëparshëm

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi festojnë përvjetorin e parë të martesës me dedikime të ëmbla në rrjete sociale

izet mexhiti rinia eshte forca qe do ta udheheqe cairin drejt se ardhmes 68d067701b6a0
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti: “Rinia është forca që do ta udhëheqë Çairin drejt së ardhmes”

Të fundit nga

ShkoLartë