ibrahimi ardhja e zotit qyra ne krye te qytetit te struges eshte ardhje e dikujt qe i jep struges 68f012b132248

Ibrahimi: Ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje e dikujt që i jep Strugës!

October 15, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija
Ibrahimi, ka marr pjesë në tubimin qëndror të Koalicionit VLEN në
Strugë, për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Ibrahimi ka apeluar që të përkrahet Mendi Qyra si kandidat për kryetar
të Komunës së Strugës dhe lista e Koalicionit VLEN.

“ Për ne, ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje
e dikujt i cili vjen për t’i dhënë Strugës. Ai është nga ata që
gjithçka që ka dashur në jetë e ka arritur me punë e me djersë. Dhe, sot
si një biznesmen e filantrop i suksesshëm vjen që t’i jap akoma edhe
qytetit të Strugës. Unë ju lus të gjithëve, që në zgjedhjet e të dielës
të gjithë të bashkohemi pa dallim etnie e partie, pa dallim feje e
gjinie, e ta mbështesim zotin Qyra me numrin 133 dhe ta mbështesim
listën e këshilltarëve të prirë nga Amir Qazimi në numrin 7. Sepse, ky
është suksesi që i vjen Strugës ”, deklaroi Ibrahimi.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit te kokaines 68f0120e77c41
Lajmi i mëparshëm

Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës

elvis shkambi nuk ishte hera e pare qe futesha me arme ne gjykate 68f014174684d
Lajmi i radhës

Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë

Të fundit nga

ShkoLartë