ibrahimi ali ahmeti ishte pjese e qeverise qe e vrau udheheqesin e uck se harun aliu 68c85c77d6c79

Ibrahimi: Ali Ahmeti ishte pjesë e qeverisë që e vrau udhëheqësin e UÇK-së, Harun Aliu

September 15, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njeri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për “Dialog te Lajmi” është pyetur rreth akuzave të opozitës shqiptare për gjoja humbjen e të gjitha arriturave që janë realizuar në kohën e BDI-së.

Ibrahimi ka përmendur para opinionit mënyrën dhe kohën kur është vrarë udhëheqësi ushtarak i UÇK-së.

“Realisht nuk e japin asnjë argument të madh empirik. Të thuhet se kjo gotë ishte këtu dhe e keni vendosur këtu. A ka një argument të këtillë? Së pari herë ndodh që dikush që e përdhos flamurin shqiptarë të shkoje në burg. Të shkoj në gjykatë, tash nuk e di se si është epilogu. Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo punë në të kaluarën. Ne e mbajmë mend se si shqiptarët e Gjorçës ua thyen dyqanet, i rrahën dhe askush nuk dha asnjë përgjegjësi. Pastaj, ju lutem, opinioni duhet të rikujtohet. Në kohën që është vrarë Harun Aliu, udhëheqësi ushtarak i UÇK-së, për shkak se Ali Ahmeti ka qenë udhëheqës politik, Harun Aliu është vrarë në kohën kur BDI-ja ka qenë në qeveri, ka pasur edhe zëvendës ministër të punëve të brendshme dhe as nuk kanë dhënë dorëheqje dhe as nuk kanë fol asgjë. Supozoni ju sikur të ketë ndodhur sot që të vritet një ish udhëheqës i UÇK-së se si do të sulmohej VLEN-i. A mund ta kuptoje opinioni kur është vrarë udhëheqësi më i famshëm i luftës së UÇK-së dhe Ali Ahmeti ka qenë pjesë e asaj qeverie që e ka vrarë? ”, theksoi Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbuloni shkaqet me te zakonshme dhe te pazakonta te humbjes se kujteses 68c858572a988
Lajmi i mëparshëm

Zbuloni shkaqet më të zakonshme dhe të pazakonta të humbjes së kujtesës

HRISTIJAN MICKOSKI
Lajmi i radhës

Mickoski: Pse “E Majta” ka kandidat për kryetar në Strugë, e nuk kanë në Veles, me këtë drejtpërdrejtë e ndihmojnë BDI-në

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë