ibrahimi aki do e kete te veshtire ose te pamundur te mos e perkrah fatmir limanin ne raundin e dyte 68d6f9184cd25

Ibrahimi: AKI do e ketë të vështirë ose të pamundur të mos e përkrah Fatmir Limanin në raundin e dytë

September 26, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në emisionin “INTERVISTA E DITËS” në Alsat-M.

I pyetur rreth bashkëpunimit me AKI-në, sidomos për Komunën e Kërçovës, Ibrahimi ka theksuar se AKI do e ketë të vështirë ose të pamundur të mos e përkrah Fatmir Limanin në raundin e dytë.

“Nuk ka pasur asnjë komunikim në nivelin e lidershipit qëndror të VLEN-it me AKI-në. Deri tash nuk është parë as e nevojshme të bëhet kjo. Mund të ketë takime spontane të strukturave politike të subjekteve tona në nivel lokal, por kjo nuk është shfaqur askund si një bashkëpunim. Për cështje të këtilla si puna e Komunës së Kërçovës do e lëmë që ta shohim pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve. Atëherë do të mund të jemi të hapur për cdo bashkëpunim të mundshëm. Në këtë rast, më duhet të theksoj se votat e qytetarëve askush nuk i ka në xhepin e tij. Dhe unë jam fort i bindur se zoti Fatmir Limani shkon në raundin e dytë. Dhe ai do e këtë domosdoshmërisht votën shqiptare. Pavarësisht se çfarë mund të jetë qëndrimi i AKI-së. Kurse unë jam i sigurt se ata do e kanë të vështirë ose të pamundur të mos e përkrahin atë në raundin e dytë”, deklaroi Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kembengulja nje motor psikologjik per veprim 68d6f4f712807
Lajmi i mëparshëm

Këmbëngulja: një motor psikologjik për veprim

FB IMG 1758918818505
Lajmi i radhës

Atmosferë fitoreje në Vrapçisht, mbështetje e madhe për Isen Shabanin

Të fundit nga

ShkoLartë