ia arritem si ne kohen e ismail vlores e princ vidit ironia e akademikut fuga nga ajo ne fuqi tek opozita qe bashkeqeveris jane pese qeveri te shpallura publikisht 68c147e38ad03

“Ia arritëm si në kohën e Ismail Vlorës e Princ Vidit”, ironia e akademikut Fuga: Nga ajo në fuqi tek opozita që bashkëqeveris, janë pesë qeveri të shpallura publikisht

September 10, 2025
min lexim

Akademiku i njohur Artan Fuga ka ironizuar situatën aktuale politike në vend në prag të shpalljes së kabinetit të ri qeverisës nga Edi Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale Fuga shprehet se “ia kemi arritur ditës që të kemi disa qeveri, si në kohë e Ismail Vlorës apo Princ Vidit”, duke shtuar se janë 5 të tilla të shpallur publikisht, e ndërsa për opozitën thotë se “pa dashje po bashkëqeveris”.

Fuga ‘ka thumbuar’ edhe qarkullimin e një liste që pretendohet se në të janë disa nga emrat e që do të jenë në kabinetin e ri qeverisës, duke thëne se rëndësi ka që emri të qarkullojë në këto lista, edhe nëse nuk janë të vërteta.

“Edhe në listë fallco po të jem komshinjtë ma varin, policët kur bëj ndonjë shkelje rrugore ma falin, ndonjë dashnore a dashnor edhe e zë, dhe bëj edhe lekë me hijen e listës”, shkruan Fuga me ironi.

Reagimi i plotë:

Pesë qeveri

Ja arritëm që si në kohën e Ismail Vlorës, Princ Vidit, a ku di unë, të kemi disa qevri.

Sot.

Një qevria që është ende në fuqi, por që ka nja gjashtë muaj që tund derën.

Një tjetër qevria që qarkullon lista me ministra, shoh pas njerëz që luten, aman shtoje edhe emrin tim, nuk ka rëndësi që nuk më ka njeri në kandar, po të qarkullojë emri. Edhe në listë fallco po të jem komshinjtë ma varin, policët kur bëj ndonjë shkelje rrugore ma falin, ndonjë dashnore a dashnor edhe e zë, dhe bëj edhe lekë me hijen e listës.

Qevria që do të jetë në 12 shtator e një kohë më pas, sa kohë atë e di vetë Zoti, ai që krijoi botën, natën dhe ditën, dritën dhe errësirën, qiellin dhe Tokën, oqeanin dhe të thatën, kafshët dhe monstrat, majmunët dhe njerëzit.

Pastaj është qevria teknike e themeluar disa javë më parë në sheshin e Flamurit në Vlorë, e konfirmuar në Shkodër dhe në Korçë.

Më në fund edhe opozitën si antimaterie e qeverisë, pra anti-qeverinë që bashkëqeveris pa dashje prej katër mandatesh tashmë, opoooo-zita!

Pesë qevri të shpallura publikisht, imagjino sa duhet të jenë në hije, sa flejnë nëpër restorante dhe kafene, nëpër metro, e aeroplanë, sa prej tyje janë në ëndërrat e grave dhe burrave anëembanë shqiptarisë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te kerkuarit per sulmin terrorist ne banjske te pranishem ne ndeshjen serbi angli u perfshine ne dhune dhe thirrje kosova eshte serbi 68c1474040c8e
Lajmi i mëparshëm

Të kërkuarit për sulmin terrorist në Banjskë të pranishëm në ndeshjen Serbi-Angli, u përfshinë në dhunë dhe thirrje ‘Kosova është Serbi

bjellorusia i del ne mbrojtje rusise pas droneve ne poloni zyrtari edhe mbi ne rane u bllokua sistemi i navigimit 68c14854bc921
Lajmi i radhës

Bjellorusia i del në mbrojtje Rusisë pas dronëve në Poloni? Zyrtari: Edhe mbi ne ranë, u bllokua sistemi i navigimit

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë