i zhdukur prej dy javesh ende asnje gjurme nga 22 vjecari ne fushe arrez i vellai zbulon takimin e fundit me babain 68dac3d4e5701

I zhdukur prej dy javësh, ende asnjë gjurmë nga 22-vjeçari në Fushë-Arrëz! I vëllai zbulon takimin e fundit me babain

September 29, 2025
min lexim

22-vjeçarit Enkrist Kola, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 13 shtator, nuk është gjetur ende as nga policia e as nga familjarët e tij, të cilët e kërkojnë prej më shumë se dy javësh.

Kamerat e sigurisë të bizneseve në Fushë-Arrëz kanë kapur lëvizjet e 22-vjeçarit në zonën, para se te humbe gjurmët.

Vëllai i tij, Denis Kola ka rrëfyer se i vëllai përpara se të largohej nga banesa i ka thënë të atit se do të takohej me një burrë dhe që nga ai moment, nuk ka folur më me askënd nga familja.

“Ora ka qenë 7:30-08:00 dhe në momentin që ka dalë nga shtëpia i ka thënë babait që ‘do të dalë se do të vijë një burrë të më marrë’. I ka thënë babai kush është ai burrë, ai i ka thënë që nuk e njoh. Ai ka qenë me probleme mendore dhe nuk ja ka marrë për bazë. Kur është kthyer babai, nuk e ka gjetur në shtëpi. Pasi jam kthyer në ora 10:00 në shtëpi, më thotë babai se vëllai ka dalë. Kam pritur pak dhe më pas e kam kërkuar në të gjithë qytetin, por nuk e gjeta dot atë natë”, thotë vëllai i 22-vjeçarit për Neës24.

Më tej, vëllai i Enkrist Kolës thotë se 22-vjeçari ka marrë me vete celularin e babait, por pavarësisht tentativave të shumta ai nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike.

“Kishte marrë telefonin e babait me vete, i bija telefonit, i shkonte thirrja nuk përgjigjej. Kaluan 48-orë dhe babai bëri denoncim në polici. E vetmja mënyrë, për të hedhur gjurmë mbi të vërtetën është të gjurmohen lëvizjet e tij përmes qelizave telefonike. Por, ai e ka patur të fikur. Kemi bërë denoncimin, e kemi lënë në dorë të institucioneve, ata deri tani na kanë thënë që nuk kemi asnjë lloj informacioni, nuk e dimë për fatin e tij”, thotë vëllai i 22-vjeçarit të humbur.

Në një ngjarje të mbuluar nga misteri, plot ankth e padurim, familjarët e 22-vjeçarit urojnë që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi, ndërsa iu bëjnë apel institucioneve të punojnë për gjetjen e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

muhamet elmazi takon kompanine lidere te inovacionit ne rajon per mbeshtetje te rinise se sarajit 68dac2725aa70
Lajmi i mëparshëm

Muhamet Elmazi takon kompaninë lidere të inovacionit në rajon për mbështetje të rinisë së Sarajit

babai i dean huijsen e kritikon juventusin per menyren e largimit te djalit te tij 68dac433b56f9
Lajmi i radhës

Babai i Dean Huijsen e kritikon Juventusin për mënyrën e largimit të djalit të tij

Të fundit nga

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë

Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa
ShkoLartë