i zhdukur gjate luftes gjendet trupi i rasim mehmet kocit 6978a4e8acd09

I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit

January 27, 2026
1 minut lexim

Pas 26 vitesh e 10 muajsh pritjeje, është gjetur trupi i pajetë i Rasim Mehmet Koci (i lindur më 1957), i cili ishte zhdukur më 1 prill 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë, gjatë luftës në Kosovë.

Sipas familjarëve, Rasim Mehmet Koci ishte arrestuar nga forcat serbe, më pas ishte vrarë dhe trupi i tij ishte zhdukur.

Pas rreth 27 vitesh ankthi dhe pasigurie, mbetjet mortore të tij janë identifikuar dhe do t’i dorëzohen familjes të premten, më 30 janar 2026.Familja Koci është një nga familjet që ka pësuar humbje të rënda gjatë luftës në Kosovë.

Përveç Rasim Mehmet Kocit, kjo familje ka dhënë edhe dy martirë të tjerë:Afrim Idriz Koci dhe Besim Idriz Koci, të cilët u vranë brutalisht më 25 mars 1999 nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe.Homazhet për viktimën e luftës Rasim Mehmet Koci do të mbahen më 31 janar 2026, nga ora 12:00 deri në 13:00, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 13:30, në Varrezat e Dëshmorëve në Qabrat.Familja Koci fton qytetarët, institucionet dhe mediat që të marrin pjesë në nderimin e jetës, sakrificës dhe kujtimit të martirëve të saj.Familja Koci – Gjakovë

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

casino playzilla deutschland das beste und sicherste online casino fur deutsche spieler 6978a4b2a9b42
Lajmi i mëparshëm

Casino PlayZilla Deutschland – Das beste und sicherste Online Casino für deutsche Spieler

xi kina synon te mbeshtese rendin boteror te bazuar ne okb 6978a4f35f205
Lajmi i radhës

Xi: Kina synon të mbështesë rendin botëror të bazuar në OKB

Të fundit nga

Braziliani do të mbetet në Premierligë

Douglas Luiz ka ndërprerë huazimin e tij te Nottingham Foresti. Por braziliani, do të mbetet në Premierligë pasi që ai do të bëjë rikthimin e tij tek Aston Villa. Marrëveshje verbale me

Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën, nën dyshimin për marrje ryshfeti. Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi. Sipas Prokurorisë, të arrestuarit dyshohen
ShkoLartë