i vuri flaken automjetit te nje 43 vjecareje arrestohet i riu dalin pamjet e momentit kur 34 vjecari djeg makinen 68ba9335039e4

I vuri flakën automjetit të një 43-vjeçareje, arrestohet i riu! Dalin pamjet e momentit kur 34-vjeçari djeg makinën

September 5, 2025
1 minut lexim

Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.

Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ishte djegur automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

SHKUPI KAMERFEST 2025
Lajmi i mëparshëm

Skupi KamerFest rikthehet me edicionin e 8-të! Shkupin e pushton muzika kamertale nga artistë ndërkombëtarë

yamal shqeteson barcelonen 68ba9394e7e39
Lajmi i radhës

Yamal shqetëson Barcelonën

Të fundit nga

ShkoLartë