i shpetoi vdekjes kur ishte 8 vjec historia prekese e te riut gabriel lluca qe vdiq ne aksidentin e rende ne peqin 68b417debdebf

I shpëtoi vdekjes kur ishte 8 vjeç, historia prekëse e të riut Gabriel Lluca që vdiq në aksidentin e rëndë në Peqin

August 31, 2025
1 minut lexim

Një detaj prekës ka dalë në dritë pas aksidentit tragjik që ndodhi në hyrje të qytetit të Peqinit, ku humbën jetën dy të rinj. Njëri prej viktimave është Gabriel Lluca, një 24-vjeçar me një histori të jashtëzakonshme mbijetese që ka prekur shumë zemra.

Gabrieli i kishte mbijetuar një aksidenti të rëndë në moshën 8-vjeçare, pikërisht pranë shkollës “Demir Godelli” në Peqin, aty ku ndodhet edhe banesa e familjes Lluca.

Një automjet i kishte kaluar trupit të vogëlushit, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura të shumta.

Por këtë fund gushti, fati nuk e kurseu. Në të njëjtin qytet ku dikur i kishte shpëtuar vdekjes, Gabriel Lluca humbi jetën në mesnatën e së dielës, pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Ngjarja tronditi familjen, miqtë dhe bashkëmoshatarët, të cilët e kujtojnë si një djalë energjik, të dashur dhe gjithmonë të buzëqeshur.

Gabrieli ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca. Tre vite më parë, familja përjetoi edhe një tjetër humbje të rëndë, ndarjen nga jeta të babait të tij, Agron Lluca.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po bëhen verifikime për shpejtësinë e automjetit si dhe gjendjen e rrugës në momentin e ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne qendren boris trajkovski shkup nente police perfunduan ne toksikologji 68b4167362e79
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në Qendrën Boris Trajkovski Shkup, nëntë policë përfunduan në Toksikologji

IMG 9188
Lajmi i radhës

Shvercerat: Bujar Osmani 12 vite tregoi ZERO interes për Shkupin, sot s’ka të drejtë morale ta përmend klubin

Të fundit nga

ShkoLartë