i shpallur ne kerkim per droge ekstradohet nga italia klajdi murrizi 6919d4a682969

I shpallur në kërkim për drogë, ekstradohet nga Italia Klajdi Murrizi

November 16, 2025
1 minut lexim

Klajdi Murrizi është ekstraduar nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar një vit më parë.

31-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim.

Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë.

Ai ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur për të ndaluar punonjësve të Policisë në një pikë kontrolli tjetër të ngritur për kapjen e tij, në afërsi të Divjakës.

Shtetasi i ekstraduar nga Italia iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pdk ja ankohet ne supreme insiston ne rivotim ne mitrovice te jugut 6919d403f37a6
Lajmi i mëparshëm

PDK-ja ankohet në Supreme, insiston në rivotim në Mitrovicë të Jugut

bmw urdherohet te paguaje 1 9 milion dollare pasi dera e mbyllur butesisht e vetures ia lendoi doren pronarit te saj ne nju jork 6919d4d2d079f
Lajmi i radhës

BMW urdhërohet të paguajë 1.9 milion dollarë, pasi dera e mbyllur butësisht e veturës ia lëndoi dorën pronarit të saj në Nju Jork

Të fundit nga

Rritje e re lineare me pensionin e marsit

109 Shkup, 1 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski sot konfirmoi se në prill, me pensionin e marsit, do të ketë një rritje lineare të pensioneve.  Në një deklaratë për mediat të dhënë sot

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të enjten disa zona në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Siç bëhet e ditur, si pasojë e një defekti në rrjetin e
ShkoLartë