i shpallur ne kerkim nderkombetar ekstradohet nga italia nje person 690332e53f8ec

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia një person

October 30, 2025
1 minut lexim

Një person me iniciale E. L., është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L.”, njofton policia.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mediumi kroat siria njohu kosoven dush i ftohte per aleksander vuciqin 690332425baae
Lajmi i mëparshëm

Mediumi kroat: Siria njohu Kosovën, dush i ftohtë për Aleksander Vuçiqin

17 vjecari vdes ne melbourne pasi u godit nga topi i kriketit 6903335442465
Lajmi i radhës

17-vjeçari vdes në Melbourne pasi u godit nga topi i kriketit

Të fundit nga

ShkoLartë