i rrembeu armen autorit miliarderi dhuron 65 mije dollare per heroin e bondi beach 693fda2607429

I rrëmbeu armën autorit/ Miliarderi dhuron 65 mijë dollarë për heroin e Bondi Beach

December 15, 2025
1 minut lexim

Një miliarder amerikan i ka dhuruar 65,000 dollarë amerikanë, “heroit” i cili i rrëmbeu armën njërit prej autorëve të masakrës së ndodhur Bondi Beach.

Pamjet treguan pronarin 43-vjeçar të dyqanit të frutave duke vrapuar drejt personit të armatosur dhe duke i rrëmbyer armën. Më pas ai e drejton armën nga sulmuesi duke e detyruar atë të tërhiqet.

Një fushatë për mbledhje fondesh ka nisur online për Ahmed Al Ahmed, ku janë mbledhur gati 1 milion dollarë, sipas GoFundMe.

Dhurimi më i madh është nga William Ackman, CEO i Pershing Square Capital Management, i cili e ka lavdëruar “heroin e guximshëm” për shpëtimin e jetëve.

Prindërit e Ahmedit thanë më parë se ai u qëllua katër ose pesë herë në shpatull dhe është në spital.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

numri i te vdekurve nga permbytjet ne marokun perendimor rritet ne 21 693fd8543a190
Lajmi i mëparshëm

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Marokun perëndimor rritet në 21

berisha ne spak dumani kishte mbledhur bkh dhe u lexonte urdhrin e fundit te rames 693fdd1312ed9
Lajmi i radhës

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

Të fundit nga

ShkoLartë