i rashe borise me shau zbardhet deshmia e vrasesit te egli pashollarit u vetembrojta 69a6fbd68e4f9

“I rashë borisë, më shau”, zbardhet dëshmia e vrasësit të Egli Pashollarit: U vetëmbrojta!

March 3, 2026
1 minut lexim

Gazment Buçpapaj, i arrestuar mbrëmjen e së hënës në Tropojë si autor i dyshuar i vrasjes së Egli Pashollarit më 20 shkurt, në zonën e njohur si ish-parku, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë, ku ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen.

Sipas dëshmisë së tij të siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra, 40-vjeçari ka pretenduar se krimin e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Ai ka deklaruar se ditën e ngjarjes kishte marrë bashkëshorten nga puna dhe ishte nisur drejt spitalit, por rrugën e kishte gjetur të bllokuar.

Buçpapaj ka pohuar se i ka rënë borisë, ndërsa, sipas tij, viktima e ka sharë nga makina. Të dy mjetet kanë vijuar lëvizjen për rreth 100 metra, moment kur, sipas deklarimit të tij, Egli Pashollari ka ndaluar automjetin, ka zbritur dhe e ka ofenduar sërish.

Në vijim, ai ka treguar se janë përfshirë në një përleshje fizike me grushte dhe se në kushtet e vetëmbrojtjes e ka goditur me thikë. Burime bëjnë me dije se pas ngjarjes së ndodhur më 20 shkurt, Buçpapaj ka qëndruar në Tropojë, tek disa të afërm të tij, deri në momentin e arrestimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kufiri i gazes rihapet per here te pare qe nga sulmet e fundjaves ne rajon 69a6fb0f13d79
Lajmi i mëparshëm

​Kufiri i Gazës rihapet për herë të parë që nga sulmet e fundjavës në rajon

prattipati takon ministrin krasniqin ambasada tregon cka u bisedua 69a6fbee995ba
Lajmi i radhës

Prattipati takon ministrin Krasniqin, ambasada tregon çka u bisedua

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë