i padrejte dhe i anshem hamas reagon serish pas propozimit te trump per paqe ne gaza do ta shqyrtojme me pozitivitet 68dcdd6ade976

“I padrejtë dhe i anshëm”/ Hamas reagon sërish pas propozimit të Trump për paqe në Gaza: Do ta shqyrtojmë me pozitivitet

October 1, 2025
1 minut lexim

Lëvizja palestineze Hamas ka reaguar ndaj propozimit të fundit të paqes të paraqitur nga Presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si “të padrejtë dhe të anshëm” në favor të Izraelit.

Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga gazeta “Asharq al-Awsat”, me seli në Londër, Hamas shprehet i gatshëm ta shqyrtojë planin “me pozitivitet absolut”.

Burimet brenda lëvizjes theksojnë se plani i SHBA-së i jep Izraelit kontroll të gjerë mbi ritmin e tërheqjes nga Gaza dhe nuk përmban garanci detyruese për respektimin e të drejtave të palestinezëve, çka konsiderohet si një pikë kritike në propozimin amerikan.

Megjithatë rezervat e thella, Hamas duket se nuk do ta refuzojë automatikisht planin, duke lënë derën hapur për dialog dhe negociata, nëse komuniteti ndërkombëtar angazhohet seriozisht për të garantuar një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për të dyja palët.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

greqi greve e pergjithshme kunder oreve shtese te punes 68dcdbb3567df
Lajmi i mëparshëm

Greqi: Grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

ua merrte burrat te tjerave parashqevi simaku thyen heshtjen mua nuk me beni dot asgje 68dce4023882e
Lajmi i radhës

“Ua merrte burrat të tjerave”, Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mua nuk më bëni dot asgjë…

Të fundit nga

ShkoLartë