i nxehti afrikan temperaturat deri ne 42c 6899dc490cab1

I nxehti afrikan, temperaturat deri në 42°C

August 11, 2025
1 minut lexim

Vala e të nxehtit afrikan do të jetë prezente edhe në fillim të kësaj jave, ku në Berat dhe Shkodër do të regjistrohen temperatura deri në 42°C.



“Maksimumet në rang territori, regjistrohen shumë pranë vlerave 42°C, si në qarqet e Beratit dhe të Shkodrës. Po ashtu temperatura të larta do të kemi e në Tiranë, maksimumi në vlerën 41°C, po ashtu edhe në qarkun e Elbasanit dhe Gjirokastrës do të kemi temperatura 40, apo mbi 41°C”. Edhe në zonat malore ka një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që në qarkun e Kukësit, temperaturat të regjistrohen edhe në vlerën 38°C. Ndërsa zona më e freskët pritet të jetë juglindja, me maksimumet 35°C apo 36°C”, u shpreh Hakil Osmani, sinoptikan i “MeteoAlb”.

Megjithatë, kjo valë e të nxehtit përvelues pritet të zbehet pas së mërkurës, pasi do të ketë rënie të vlerave minimale dhe maksimale të temperaturave në të gjithë vendin.

“Sa i përket ditës së mërkurë edhe në ditët në vijim, do të kemi një rënie graduale të temperaturave. Pjesa e dytë e javës, meqe do sjellë dhe rënie të temperaturave të ajrit, pritet që mëngjeset të kenë një rënie më të ndjeshme, që do të regjistrohen vlerat 12°C apo 13°C, ndërsa maksimumet do të jenë 37°C apo 38°C”, shtoi Osmani.

Në përgjithesi, e gjithë java do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me diell nga jugu në veri. Klan News

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

6899daa375236
Lajmi i mëparshëm

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për të konkretizuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

gjykata themelore ne gjilan thote se mefail shkodra nuk ka lende aktive ne kete institucion 6899de64006e9
Lajmi i radhës

​Gjykata Themelore në Gjilan thotë se Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë institucion

Të fundit nga

ShkoLartë