Një i moshuar është gjetur i pajetë dhe i gjakosur paraditen e sotme në zonën e Markatës në Elbasan.
Ngjarja është raportuar rreth orës 10:00, pasi një person është parë i shtrirë në rrugë pranë Markatës.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se i moshuari ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në tokë.
Shkaqet e rrëzimit ende nuk janë të qarta.
Një nga pistat që po verifikohet është mundësia që i moshuari të ketë pasur një problem të papritur shëndetësor, i cili mund t’i ketë shkaktuar humbjen e kontrollit mbi biçikletën.
Mes mundësive që po shqyrtohen është edhe një luhatje e tensionit apo një problem kardiak.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa kanë nisur verifikimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe nëse rrëzimi ka ardhur si pasojë e një problemi shëndetësor.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas veprimeve të mëtejshme dhe verifikimeve në vendngjarje.
Burimi: botasot.info


