i mori jeten ne menyre makabre ilaria sules i riu filipinas del neser para gjykates cfare pritet te ndodhe ne seancen e pare 6913756336931

I mori jetën në mënyrë makabre Ilaria Sulës, i riu filipinas del nesër para gjykatës/ Çfarë pritet të ndodhë në seancën e parë

November 11, 2025
min lexim

Më 12 nëntor, para Seksionit të Tretë të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tribunalin e Romës, hapet gjyqi ndaj Mark Antony Samson, të riut që ka rrëfyer vrasjen makabre të ish-të dashurës së tij, 22-vjeçares Ilaria Sula.

Ngjarja tronditëse ndodhi në fund të marsit, kur e reja shqiptare u godit me thikë në apartamentin e familjes Samson në Romë dhe më pas u braktis në një valixhe në një shkëmb në periferi të kryeqytetit italian.

Samson akuzohet për vrasje të qëllimshme me rrethana rënduese të paramendimit, motive të kota, marrëdhënie emocionale me viktimën dhe fshehje të kufomës.

Ndërkohë, nëna e Samsonit, e dyshuar për bashkëpunim në fshehjen e trupit, do të dalë para një gjyqtari më 28 nëntor për seancën paraprake dëgjimore. Për të është kërkuar një dënim prej dy vitesh burg, kërkesë që do të shqyrtohet për t’u pranuar ose jo.

Prindërit e Ilaria Sulas, Flamuri dhe Gezimea, të shoqëruar nga avokati Giuseppe Sforza, kanë mbërritur në Romë për seancën e parë. Ata janë thellësisht të tronditur, por thonë se besimi se drejtësia do të vihet në vend është i vetmi motiv që i mban në këmbë.

Në sallën e gjyqit do të jenë të pranishëm familjarët më të afërt të vajzës: prindërit, vëllai, xhaxhallarët dhe të afërm të tjerë që kanë udhëtuar nga Terni për të ndjekur procesin.

Çfarë pritet të ndodhë në seancën e parë?

Seanca e nesërme do t’i kushtohet kryesisht verifikimit të pranimit të palëve civile. Përveç familjes Sula, që përfaqësohet nga avokati Sforza, kërkesë për t’u paraqitur si palë civile kanë bërë edhe Universiteti “La Sapienza”, ku studionte Ilaria, si dhe disa shoqata që mbrojnë viktimat e dhunës.

Gjykata do të shqyrtojë legjitimitetin e këtyre kërkesave përpara se procesi të vijojë me rindërtimin e plotë të orëve të fundit të Ilaria Sulas — një histori e dhimbshme që ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Itali.

Në sallën e gjyqit pritet një atmosferë e rënduar, ndërsa detajet e vrasjes së 22-vjeçares do të rikthehen përpara togave të zeza dhe familjarëve që ende kërkojnë forcë për të përballuar tragjedinë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haradinaj per marreveshjet me vv ne nivel lokal skane te bejne me nivelin qendor 691374c297bc5
Lajmi i mëparshëm

Haradinaj për marrëveshjet me VV në nivel lokal: S’kanë të bëjnë me nivelin qendor

obsh nje ne shtate femije dhe adoleshente ne evrope jeton me nje crregullim mendor 691375d3b2d3d
Lajmi i radhës

OBSH: Një në shtatë fëmijë dhe adoleshentë në Evropë jeton me një çrregullim mendor

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë