i mori 10 000 euro nje shtetasi arrestohet i riu e mashtroi me pretendimin se do te shlyente detyrimet tatimore te biznesit te ti 688a202a5858d

I mori 10.000 euro një shtetasi, arrestohet i riu! E mashtroi me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të biznesit të ti

July 30, 2025
1 minut lexim

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili akuzohet se ka mashtruar një person duke i marrë një shumë prej 10 mijë euro.

Sipas bluve, i riu me iniciale E. D., banues në Tiranë, i ka marrë në periudha të ndryshme kohore, shumën e parave shtetasit me iniciale G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”.

I mori 10 000 euro një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë 10 000 euro shtetasit G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

janevska financojme kerkime ne tete institucione publike shkencore investimet ne shkence jane prioriteti yne 688a16ca64e8a
Lajmi i mëparshëm

Janevska: Financojmë kërkime në tetë institucione publike shkencore, investimet në shkencë janë prioriteti ynë

neuer i hap rrugen rikthimit ne kombetare nagelsmann e refuzon 688a20a077e21
Lajmi i radhës

Neuer i hap rrugën rikthimit në Kombëtare, Nagelsmann e refuzon

Të fundit nga

ShkoLartë