i kishin mbetur dhe 2 muaj burg avokati i salianjit ish deputeti ushtroi nje te drejte ligjore si gjithe qytetaret 686d73854dea7

“I kishin mbetur dhe 2 muaj burg”/ Avokati i Salianjit: Ish-deputeti ushtroi një të drejtë ligjore si gjithë qytetarët

July 8, 2025
1 minut lexim

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar me kusht nga burgu, pasi kishte përmbushur 2/3 e dënimit.

Avokati i tij, Redi Ramaj, tha se lirimi u bazua në të drejtën ligjore që i takon çdo qytetari. Sipas tij, Salianji plotësoi të gjitha kushtet, duke qenë i padënuar më parë dhe pa rrezik shoqëror. Vendimi u dha më 8 korrik 2025, ndërsa kishin mbetur vetëm pak më shumë se dy muaj nga dënimi.

Redi Ramaj, avokat i Ervin Salianjit: Ervin Salianji ushtroi të drejtën për të kërkuar lirimin me kusht. Kishte plotësuar 2/3 e dënimit, kishte kritere e kushte për të përfituar lirimin me kusht, pasi u mor dhe vendimi i IEVP dhe Shërbimi i Provës, fakti që ka qenë i padënuar më parë, person i parrezikshëm në jetën shoqërore, prandaj dhe u lirua.

Salianji ushtroi një të drejtë ligjore si gjithë qytetarët. Vendimi u dha sot më datë 8 korrik 2025. Lirimi para kohe me kusht nuk lidhet me vendimin e themelit, presim që vendimin ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. I kishin mbetur edhe 2 muaj e pak për të vuajtur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qmk 11 zjarre jane aktive ne maqedoni 686d6a2497aa3
Lajmi i mëparshëm

QMK: 11 zjarre janë aktive në Maqedoni

orges misini shkelqen ne suedi 686d73fc37638
Lajmi i radhës

Orges Misini shkëlqen në Suedi

Të fundit nga

ShkoLartë