i kerkoi te punonte ore shtese e drogoi dhe me pas e perdhunoi punonjesen e tij 24 vjecare bie ne pranga pronari detajet tronditese qe 6945e332f012d

I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që…

December 20, 2025
1 minut lexim

Një burrë 59-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se përdhunojë punonjësen e tij 24-vjeçare, pasi i ka dhënë asaj të ashtuquajturën “droga e përdhunimit” në ambientet e kompanisë.

Sipas autoriteteve, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të hënën e kaluar dhe abuzimi seksual rezulton i dokumentuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa i arrestuari ishte i njohur më parë për forcat e rendit për vepra të tjera penale.

Hetimi nisi pas kallëzimit të së resë, e cila deklaroi se ishte ftuar nga punëdhënësi të qëndronte disa orë pas përfundimit të orarit të punës. Pas këtij momenti, gruaja humbi ndjenjat dhe u gjet disa orë më vonë me rroba të ndryshme nga ato që kishte veshur në punë.

Pas abuzimit, 24-vjeçarja u paraqit në spital dhe bëri denoncimin. Sipas Karabinierëve, ekziston dyshimi se 59-vjeçari e ka lënë gruan pa ndjenja, duke i hedhur një substancë trullosëse në ushqim, dhe më pas ka kryer abuzim seksual brenda ambientit të kompanisë, përpara se ta dërgonte atë në banesë.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë forcuar bindjen e hetuesve për rrjedhën e ngjarjes, ndërsa hetimet janë ende në vijim për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akb ja pranohet zyrtarisht ne komitetin ekonomik dhe social evropian eesc 6945e31f1d4c0
Lajmi i mëparshëm

AKB-ja pranohet zyrtarisht në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian (EESC)

sulm me drone prane kufirit me venezuelen gjashte ushtare te vrare dhjetera te plagosur ne kolumbi 6945e4e608aad
Lajmi i radhës

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi

Të fundit nga

ShkoLartë