i jepet lamtumira e fundit regjisorit dhimiter anagnosti nderi i kombit prehet ne vuno 68b844952cf22

I jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti, Nderi i Kombit prehet në Vuno

September 3, 2025
1 minut lexim

Sot iu dha lamtumira e fundit një prej emrave më të shquar të kinematografisë shqiptare, regjisorit Dhimitër Anagnosti.

I jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti – Prehet në Vuno, siç kishte lënë amanet

Pas një jete të dedikuar artit dhe kulturës shqiptare, trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes, Vuno, aty ku ai kishte lënë amanet të prehej.

Familjarë, të afërm, miq, kolegë, personalitete dhe dashamirës të kinemasë shqiptare u mblodhën për të nderuar figurën e tij të paharruar. Dhimitër Anagnosti do të kujtohet si një nga themeluesit e artit filmik në Shqipëri, autor i dhjetëra filmave të njohur që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë shqiptare dhe në kujtesën e shumë brezave.

Prej dekadash, krijimtaria e tij ka pasur ndikim të thellë në formësimin e identitetit artistik të vendit, duke e bërë atë një nga figurat më të respektuara në jetën kulturore shqiptare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai me mendimin e komisionit te venecias perfaqesimi i drejte behet ligj i forte 68b843312d863
Lajmi i mëparshëm

Fetai: Me mendimin e Komisionit të Venecias, përfaqësimi i drejtë bëhet ligj i fortë

anglia pret andorren 68b844f39117c
Lajmi i radhës

Anglia pret Andorrën

Të fundit nga

ShkoLartë