i jep fund jetes 14 vjecari ne itali ngacmohej vazhdimisht ne shkolle nis hetimi per bullizim 68c8a4b421026

I jep fund jetës 14-vjeçari në Itali, ngacmohej vazhdimisht në shkollë, nis hetimi për bullizim

September 16, 2025
1 minut lexim

Një djalë 14-vjeçar me emrin Paolo i mori jetën vetes në dhomën e tij një ditë para se të rifillonte shkolla në Itali.

Autoritetet kanë nisur hetim për nxitje për vetëvrasje, ndërsa Ministria e Arsimit ka urdhëruar inspektime në dy shkolla që ai ka ndjekur. Ngacmimet e vazhdueshme nga bashkëmoshatarët dyshohet të jenë shkaku i tragjedisë.

Paolo ishte përballur me ngacmime të përsëritura që nga shkolla fillore. Ai quhej “Paoletta” dhe “Nino D’Angelo” për shkak të pamjes së tij – flokë të gjatë bjonde – dhe ishte shpeshherë i izoluar nga të tjerët. Në një rast, një bashkëmoshatar kishte sjellë edhe thikë në klasë, por incidenti u minimizua dhe ankesat e familjes u injoruan.

Prokuroria e Cassinos ka hapur një çështje për nxitje për vetëvrasje, ndërsa Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka kontaktuar personalisht babain e Paolo-s dhe ka nisur inspektime në shkollën fillore dhe atë të mesme ku djali kishte studiuar.

Këngëtari napolitan Nino D’Angelo, emri i të cilit u përdor për ta tallur Paolo-n, reagoi në rrjetet sociale:

“Na fal Paolo, nëse nuk ishim aty për ty. Më vjen keq që të thirrën me emrin tim.”

Vëllai i Paolo-s, Ivan, përmes një letre drejtuar institucioneve, kërkon drejtësi për vëllain e tij dhe denoncon mungesën e ndërhyrjes, pavarësisht raportimeve të shumta të mëparshme. Familja thekson se ngacmimi është një plagë serioze që, kur neglizhohet, mund të marrë jetë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

viktima ne ferizaj u vra me kater plumba nga djali i axhes se tij 68c8a3a1473f5
Lajmi i mëparshëm

Viktima në Ferizaj u vra me katër plumba nga djali i axhës së tij

kandidatja e lvv se sfidon lladrovcin kampion vetem ne deshtime 68c8ab9406c3c
Lajmi i radhës

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë