i ekstraduar nga shqiperia perballet me drejtesine ne kosove 696a9bcf2328d

​I ekstraduar nga Shqipëria përballet me drejtësinë në Kosovë

January 16, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Republikës së Shqipërisë, N.Sh., për kultivim të 1,592 bimëve narkotike të llojit Kanabis Sativa në fshatin Panorc, Komuna Malishevë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka mbjellë dhe kultivuar bimët narkotike në tri parcela, të identifikuara përmes vëzhgimit me dron, ku veprimet e të pandehurve janë dokumentuar me foto dhe video.

N.Sh. është arrestuar me urdhër ndërkombëtar dhe më pas ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, ku prej 2 dhjetorit 2025 ndodhet në paraburgim.

Prokuroria ka propozuar që ai të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” nga neni 272, par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump presion me taksa pas ceshtjes se groenlandes presidenti i shba do te kete tarifa te reja per vendet qe dalin kunder 696a96a6d52c2
Lajmi i mëparshëm

Trump presion me taksa pas çështjes së Groenlandës/ Presidenti i SHBA: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

ndersa te ne punedhenesit kerkojne produktivitet sllovenia ka futur nje model te ri pune 80 e orarit te plote me 90 te pages 696aa1bb98788
Lajmi i radhës

Ndërsa te ne punëdhënësit kërkojnë produktivitet, Sllovenia ka futur një model të ri: punë 80% e orarit të plotë me 90% të pagës

Të fundit nga

ShkoLartë