i doli vetem gjysma e pages punetori i ndermarrjes gjelber ne prishtine hyne ne greve 6893b762e316b

I doli vetëm gjysma e pagës, punëtori i ndërmarrjes “Gjelbër” në Prishtinë hynë në grevë

August 6, 2025
min lexim

E nisi ditën më ndryshe se siç bën zakonisht.

Në vend se të punonte, Beqir Lahi, u ul në karrige para vendit ku kalon çdo ditë.

Në bluzën e tij të punës ka vendosur një mbishkrim: “Unë jam në grevë”.

Paga jo e plotë të cilën e mori këtë muaj, e shtyri drejt këtij veprimi, këtë punëtor të ndërmarrjes “Gjelbër” në kryeqytet.

Nëse nuk i jepet një zgjidhje, ai paralajmëron se grevën do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës.

“Unë jom hi në grevë, është veç shkaku, çështja e pagës. Unë e kom pagën me vendim 400 euro, tash më ka dal rroga 250 euro. Kjo është arsyeja e parë që kom dal. E dyta arsye, paga jem nuk ma mbulon mu kredinë mujore, 310 euro i kom kredi, kom rrymë pa pagu 50 euro, kom tatimet, kom faturën e mbeturinave, i kom fëmijët nëpër shkolla. Kështu që me 250 euro, mu po më duhet me hi në borxh dikun, pikë së pari me la këstin e kredisë. E për këtë jom hi në grevë”, thotë Lahi.

Nga ndërmarrja “Gjelbër”, thanë për televizionin se Komuna e Prishtinës nuk ka arritur t’ia paguaj borxhet ndërmarrjes.

Prandaj, edhe pagat u ekzekutuan të përgjysmuara.

“Komuna e Prishtinës nuk ka arritur t’i paguaj borxhet ndaj ndërmarrjes për shërbimet të cilat ajo ka ofruar. Rrjedhimisht Ndërmarrja ka arritur t’i paguaj vetëm 50% të pagave për punëtorët e saj. Shpresojmë që në ditët në vijim Komuna e Prishtinës të sigururoj fonde shtesë në mënyrë që të bëhet edhe pagesa e mbetur”, kanë thënë nga kjo ndërmarrje.

E sipas Komunës, detyrimet ndaj ndërmarrjes janë paguar deri në korrik, ndërsa për pagat përgjegjës mbetet menaxhmenti i ndërmarrjes.

“Çështja e grevës së punëtorëve të ndërmarrjes “Gjelbër” (ish-Hortikultura) ka të bëjë me pagat e punëtorëve për të cilat menaxhmenti i lartë i ndërmarrjes ka obligimin e përkujdesjes dhe përgjegjësisë, ndërsa sa i përketë raportit kontraktual apo punëve të kryera sipas kontratës në shtëpi, Drejtoria e Parqeve, respektivisht Kryeqyteti, e ka bërë pagesën e detyrimeve deri në muajin korrik, teksa jemi në përpjekje që edhe muajin që shkoi ta përmbyllim”, ka thënë Donika Çeta, drejtoreshë në Drejtorinë e Hapësirave Publike dhe Parqeve.

Ndërsa për kërkesa të tjera jashtë kësaj kontrate, ata thanë se nuk kanë asnjë kompentencë, qoftë funksional apo lëndore.

E ndonëse protestën e nisi i vetëm, Lahi thotë se ka marrë përkrahje edhe nga punëtorë të tjerë të ndërmarrjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

patos digjen 4 hektare me pisha 6893b5470a80a
Lajmi i mëparshëm

Patos, digjen 4 hektarë me pisha

fansat e kris jenner hedhin dyshime per photoshop ne fotografite e fundit a ka nje gisht te gjashte ne kembe 6893b88f10c66
Lajmi i radhës

Fansat e Kris Jenner hedhin dyshime për ‘photoshop’ në fotografitë e fundit: A ka një gisht të gjashtë në këmbë?

Të fundit nga

ShkoLartë