i dogji 44 vjecarit makinen me vlere 100 mije euro pas sherrit arrestohet i riu ne tirane 693977946ce5f

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

December 10, 2025
1 minut lexim

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip “Audi” në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksion policore ne haracine singelic e cair ndalohen 12 persona 6939759894b2a
Lajmi i mëparshëm

Aksion policorë në Haraçinë, Singeliç e Çair, ndalohen 12 persona

shperthejne lojtaret e interit pas humbjes 693977f539a16
Lajmi i radhës

Shpërthejnë lojtarët e Interit pas humbjes

Të fundit nga

ShkoLartë