i denuar nga gjkko kapet ne londer ish zyrtari i prokurimeve publike krenar gozhina u prangos ne britanine e madhe 68bb3d04a23aa

I dënuar nga GJKKO, kapet në Londër/ Ish-zyrtari i prokurimeve publike, Krenar Gozhina u prangos në Britaninë e Madhe

September 5, 2025
1 minut lexim

Një ish zyrtar shqiptar i prokurimeve publike, i dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, është prangosur në një qytet në jug të Anglisë.

Top Channel mëson se përpara gjykatës të ekstradimeve në kryeqytetin britanik, ka dalë Krenar Gozhina i cili është dënuar me  1 vit e 6 muaj burg, por me dënim të shkurtuar do të duhet të kryente 1 vit burg.

Gozhina u hetua dhe u bashkë akuzua nga SPAK bashkë me disa persona të tjerë për abuzime me tenderin e transportin të  gardianëve të burgut të Lushnjës.

Sipas dokumenteve të gjykatës të ekstradimeve në Londër, siguruar nga Top Channel ish zyrtari Krenar Gozhina është arrestuar nga Policia e zonës së Kentin në Anglinë Jugore në banesën e tij në rrugën  Peri Court në  Canterbury.

Gjykatës të ekstradimeve iu tha se Krenar Gozhina, është arrestuar për qëllim ekstradimi me një urdhër arresti lëshuar prej drejtësisë shqiptare.

“Mes shkurtit 2019 dhe marsit 2019, në territorin e Shqipërisë, ai  keqpërdori pozitën si zyrtar, përkatësisht në Zyrën e Prokurimeve të Shqipërisë, duke e përdorur qëllimisht këtë pozitë për përfitime financiare, pa ndjekur procedurat e duhura dhe duke kërkuar pagesa të papërshtatshme gjatë procesit të prokurimi”.

Këto të dhëna iu lexuan gjyqtarit paraprak të çështjes i cili vendosi për Gozhinën ta ndjekë procesin e ekstradimit i lirë me kusht deri më 2 Shkurt 2026.

Për të fituar  lirinë me kusht, të afërmit e tij vendosën nga garanci pasurore prej 5.000 stërlinash.

Ish zyrtari i prokurimeve publike do ti duhet çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte të paraqitet në stacionit policor të  Canterburyt.

Sikurse në këmbë i është vendosur një pajisje monitori elektronike.

Aktualisht në gjykatën e ekstradimeve në Londër po shqyrtohen 12 kërkesa të Shqipërisë për 12 shtetas shqiptarë,  që fshiheshin në Angli dhe të lokalizuar nga Interpol Tirana,  e arrestuar për llogari të vendit tonë nga forcat policore në qytete të ndryshme të shtetit ishull.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kushtetuta e kacanikut hallke e shtetformimit te kosoves 68bb3c6194dda
Lajmi i mëparshëm

Kushtetuta e Kaçanikut, hallkë e shtetformimit të Kosovës

be gjobit google me 2 95 miliarde euro per shkelje te rregullave te konkurrences ne reklamimin digjital 68bb3d2e9b444
Lajmi i radhës

BE gjobit Google me 2.95 miliardë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës në reklamimin digjital

Të fundit nga

ShkoLartë