i denuar ne gjermani me 10 vite burg arrestohet 27 vjecari nga kosova ne morine 68bc01e48eaeb

I dënuar në Gjermani me 10 vite burg, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

September 6, 2025
1 minut lexim

Një shtetas kosovar 27-vjeçar është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për veprën penale të “Mashtrimit”, me një dënim maksimal deri në 10 vjet burg.

Operacioni u realizua nga Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, si pjesë e kontrolleve të imta në kufi për të parandaluar lëvizjet ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim.

Nga verifikimet e kryera dhe informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë përmes Interpol Tiranës, u konfirmua se shtetasi S.M. ishte objekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të Gjykatës së Mynihut.

Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, po vijon procedurat për ekstradimin e të ndaluarit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vjen mbeshtetja per granit xhaken pas ndeshjes me kosoven publicisti u kunderpergjigjet patrioteve 68bc0140cef3b
Lajmi i mëparshëm

Vjen mbështetja për Granit Xhakën pas ndeshjes me Kosovën, publicisti u kundërpërgjigjet ‘patriotëve’

rritet importi i veturave elektrike qytetaret kerkojne heqjen e doganes per keto vetura 68bc02452e61e
Lajmi i radhës

​Rritet importi i veturave elektrike, qytetarët kërkojnë heqjen e doganës për këto vetura

Të fundit nga

ShkoLartë