i denuar me 21 vjet burg per vrasje dhe krime te tjera te renda arrestohet 41 vjecari 686141a45c062

I dënuar me 21 vjet burg për vrasje dhe krime të tjera të rënda, arrestohet 41-vjeçari

June 29, 2025
1 minut lexim

Një 41-vjeçar i dënuar për disa vepra të rënda penale është kapur dhe arrestuar nga Forcat e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e policisë së Elbasanit.

I arrestuari është, Ervis Çela, banues në Peqin, i cili ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, e cila ka njohur një vendim të formës së prerë të Gjykatës italiane, duke e dënuar atë me 21 vjet burgim.

Nga ky dënim, Çelës i mbeten për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë.

Mbi te rendojne akuzat “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, mbetur në tentativë, “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi: 

I dënuar për krime kundër jetës dhe personit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

41-vjeçari u kap në Qeparo, Himarë, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit Ervis Çela, 41 vjeç, banues në Peqin, pasi Gjykata e Elbasanit ka njohur dënimin e Gjykatës së Italisë dhe e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë burgim, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, mbetur në tentativë, “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eshte liruar shoferi i kamionit nga maqedonia e veriut qe u arrestua dje ne greqi 6861331e61e35
Lajmi i mëparshëm

Është liruar shoferi i kamionit nga Maqedonia e Veriut që u arrestua dje në Greqi

gerard mirashi firmos kontrate 2 vjecare me beneventon 6861421bbc60d
Lajmi i radhës

Gerard Mirashi firmos kontratë 2-vjeçare me Beneventon

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë