i denuar me 20 vite burg per trafikim lendesh narkotike kapet ne kufirin shqiptar i riu pritet ekstradimi drejt zvicres 686a27e1995a1

I dënuar me 20 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, kapet në kufirin shqiptar i riu! Pritet ekstradimi drejt Zvicrës

July 6, 2025
1 minut lexim

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në kufirin shqiptar.

Alija Arslan, banues në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut, rezulton i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se 34-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shyhrete behluli tregon se a e ka gjetur fatin e jetes sugari i saj 686a15215f0f4
Lajmi i mëparshëm

Shyhrete Behluli tregon se a e ka gjetur fatin e jetës sugari i saj

ter stegen ne serie a 686a281d9e182
Lajmi i radhës

Ter Stegen në Serie A?

Të fundit nga

ShkoLartë