i denuar me 19 vite burg per vjedhje me arme ekstradohet nga greqia 39 vjecari shqiptar 68e8b8d0aafa7

I dënuar me 19 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari shqiptar

October 10, 2025
1 minut lexim

39-vjeçari shqiptar Eduard Vushaj është ekstraduar nga Greqia, pasi rezulton i dënuar me 16 vite burgim për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit Eduard Vushaj, 39 vjeç, të lindur në Shkodër.

Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vitin 2013, në fshatin Grabom, 38-vjeçari, në bashkëpunim me një person tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 persona, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me mjet prerës (thikë).


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dy dite para zgjedhjeve kjo eshte agjenda e partive sot 68e8b822b5a2b
Lajmi i mëparshëm

Dy ditë para zgjedhjeve, kjo është agjenda e partive sot

termet 7 4 i shkalles rihter godet filipinet paralajmerim per cunami 68e8b939e751a
Lajmi i radhës

Tërmet 7.4 i shkallës Rihter godet Filipinet, paralajmërim për cunami

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë